Site icon PrishtinaPress

Superliga e Kosovës, Malisheva barazon me Feronikelin ’74, Ballkani nuk arrin më shumë se një pikë në Ferizaj

Pas fitores ndaj Suharekës në Superligë dhe fitores në Kupën e Kosovës ndaj Istogut, skuadra nga Drenasi sot ka marr një pikë ndaj Malishevës.

Rezultati përfundmitar në stadiumin ”Liman Gegaj” ishte i barabartë 0-0.

Ky barazim nuk është i mirëpritur pë Malishevën, pasi shkon në kuotën e 29 pikëve dhe mbetet prapa liderit të tabelës, Dritës me tetë pikë.

Në anën tjetër, Feronikeli ’74 ka 7 pikë dhe është e fundit në tabelë.

Edhe Ballkani, nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Ferizajit, me ndeshjen që u mbyll me rezultat 1-1.

Golat u shënuan nga Hamidi në minutën e 24-të për Ballkanin, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 84-të ku shënoi Abdul.

Po ashtu Sunday Adetunji, u ndëshkua me karton të kuq pak pasi përfundoi ndeshja

Ballkani, pas këtij barazimi bie në pozitën e 3-të dhe ka gjithsej 27 pikë, ndërsa Ferizaji në pozitën e 8-të me 17 pikë.

Exit mobile version