Pas fitores ndaj Suharekës në Superligë dhe fitores në Kupën e Kosovës ndaj Istogut, skuadra nga Drenasi sot ka marr një pikë ndaj Malishevës.
Rezultati përfundmitar në stadiumin ”Liman Gegaj” ishte i barabartë 0-0.
Ky barazim nuk është i mirëpritur pë Malishevën, pasi shkon në kuotën e 29 pikëve dhe mbetet prapa liderit të tabelës, Dritës me tetë pikë.
Në anën tjetër, Feronikeli ’74 ka 7 pikë dhe është e fundit në tabelë.
Edhe Ballkani, nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Ferizajit, me ndeshjen që u mbyll me rezultat 1-1.
Golat u shënuan nga Hamidi në minutën e 24-të për Ballkanin, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 84-të ku shënoi Abdul.
Po ashtu Sunday Adetunji, u ndëshkua me karton të kuq pak pasi përfundoi ndeshja
Ballkani, pas këtij barazimi bie në pozitën e 3-të dhe ka gjithsej 27 pikë, ndërsa Ferizaji në pozitën e 8-të me 17 pikë.