Muajt e fundit, Gerard Pique ka qenë në qendër të vëmendjes për arsye jo të këndshme.
Pas zhurmës që shkaktoi divorci me Shakirën, këngëtarja i dedikoi një këngë thumbuese mbrojtësit spanjoll duke e bërë sërish zhurmë. Gjithsesi, çfarëdo që të ndodhë në jetën e tij personale, e vërteta është Pique dëshmon se është po aq i aftë në biznes sa edhe si futbollist. Pasi themeloi kompaninë e tij vite më parë, ai u përfshi në drejtimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, duke shkaktuar në atë kohë disa reagime.
Megjithatë, kompania e Piques ka marrë si komision ligjor për pjesëmarrjen e saj në negociata shumën prej 4 milionë eurosh dhe është e dyta e fituar financiarisht pas Federatës e cila do të vendosë rreth 20 milionë në arkën e saj./Prishtinapress/