Site icon PrishtinaPress

Superheronjtë shfaqen në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë

Organizata “Care for Kosovo Kids” dhe Klubi Alpin Prishtina kanë organizuar lëshime me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, me aplinistë të veshur si superheronj.

Fëmijet që ndodhen në këtë klinikë patën rastin t’i shihnin superheronjtë e tyre nga dritaret.

Fushata “Superheronjtë në Pediatri” ka për qëllim mbledhjen e fondeve për shërimin e fëmijëve, të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

/Prishtinapress/

Exit mobile version