Site icon PrishtinaPress

Supergoli i Shaqirit i jep epërsinë Zvicrës ndaj Bjellorusisë

Zvicra ka kaluar në avantazh prej 1-0 ndaj Bjellorusisë, në sfidën që po luhet në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.

Ishte Xherdan Shaqiri ai i cili në minutën e 28-të tundi rrjetën e portës kundërshtare për t’i dhënë ‘Helvetikëve’ avantazhin e merituar pas dominimit të plotë në pjesën e parë ndaj bjellorusëve.

https://x.com/FootballReprt/status/1713596034918543832?s=20

Ky ishte goli i dytë i Shaqirit në këto kualifikime teksa ai ka kontribuar edhe me dy asistime.

Zvicra momentalisht është lidere e grupit dhe në rast fitoreje do të bënte një hap të madh drejt kualifikimit në EURO 2024 që do të mbahet në Gjermani.

Exit mobile version