Shtatëmbëdhjetë shqiptarë u arrestuan për trafik ndërkombëtar droge dhe armëmbajtje në operacionin “Shqiponja e Zezë” në Romë.
Policia prishi kështu një kanal të rëndësishëm furnizimi me kokainë nga Holanda.
Banda dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në sheshet kryesore të Romës.
Nga operacioni u sekuestruan rreth 200 kilogramë kokainë dhe armë të ndryshme.