Manchester United e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Tottenham me rezultat 2-1.
Ndeshja i takon javës së 21-të dhe deri më tani ka dal të jetë spektakolare, me sulme dhe gola nga të dyja palët.
Djajtë e Kuq kaluan në epërsi që në minutën e tretë, kur Rasmus Hojlund përfitoi nga një tollovi në zonë dhe me një gjuajtje të fortë shënoi për 1-0.
Por në minutën e 19-të u barazuan shifrat, me Richarlison që shënoi për 1-1.
Marcus Rashford ishte në formë të mirë dhe këtë e tregoi në minutën e 40-të kur shënoi për 2-1.
Pas një pjesë të parë me shumë raste, edhe pjesa e dytë premton të njëjtin spektakël.