Manchester United mund ta humbet një lojtar tejet të rëndësishëm me të përfunduar ky sezon.
Marcos Rojo po largohet nga Manchester United, pasi më shumë po qëndron në stol.
Mbrojtësi argjentinas ka disa sezone që luan standard te ‘Djajtë e Kuq’, por lëndimet e shpeshta e kanë lënë jashtë XI startuese, përcjell prishtinapress.eu
29-vjeçari ka luajtur vetëm 149 minuta në këtë sezon, ndërsa do të largohet me të përfunduar ky sezon.
Manchester United e di se nuk mund ta ndalë lojtarin të largohet, andaj do të kërkojë 30 milionë euro nga shitja e tij.