Marcos Rojo po largohet nga Manchester United, pasi më shumë po qëndron në stol.
Mbrojtësi argjentinas ka disa sezone që luan standard te ‘Djajtë e Kuq’, por lëndimet e shpeshta e kanë lënë jashtë XI startuese, përcjell prishtinapress.eu
29-vjeçari ka luajtur vetëm 149 minuta në këtë sezon, ndërsa do të largohet me të përfunduar ky sezon.
Manchester United e di se nuk mund ta ndalë lojtarin të largohet, andaj do të kërkojë 30 milionë euro nga shitja e tij.