Barcelona nuk e ka ndërmend të dorëzohet lehtë në ndeshjen e kthimit kundër PSG.
Barcelona do ta tentojë të pamundurën. Gjiganti katalan sonte ndeshet me Paris Saint-Germain në kërkim të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
Por, ekziston një problem i madh.
Skuadra franceze ka fituar duelin e parë me rezultat 4:0.
Megjithatë, “Sport” raporton se tifozët por edhe ekipi beson në rikthim dhe do t’i bashkojnë forcat në kërkim të realizimit të përmbysjes së madhe, përcjell “lajmi.net”.
Nëse ia del, Barcelona do të hyjë në histori të Ligës së Kampionëve.