Anglia e ka shënuar fitoren më të thellë të Kampionatit Botëror deri më tani.
Anglezët deklasuan Panamanë, duke e mposhtur 6:1.
Më meritori për këtë fitore ishte Harry Kane, i cili realizoi het-trik.
Dy gola i shënoi John Stones, ndërsa një herë Jese Lingard.
Ndërkohë, për Panamanë rrjetën e gjeti Bolay.
Me këtë fitore, Anglia grumbullon 6 pikë pas dy ndeshjeve të para, aq sa ka edhe Belgjika.
Këto dy skuadra janë të kualifikuara nga grupi, derisa në sfidën e javës së ardhshme mes tyre, vendosin ekipin e parë dhe të dytë të grupit.