Është prodhuar super jahti me madhësi të katedrales Shën Pauli në Holandë. Kjo anije luksoze posedon pishinë, bar dhe një akuarium gjigant.
Ajo është e gjatë 110 metra dhe konsiderohet si jahti më i madh që ndonjëherë është ndërtuar në Holandë, dhe ka arritur të futet në top 10 e super jahteve më luksoze në botë, transmeton Telegrafi.
Jahti Jubilee mund të akomodojë 30 mysafirë në 15 dhomat e gjumit, që janë të pajisura me mobile moderne që pushuesin e bën të ndihet se është në një hotel me pesë yje.
E ngjyrosur me të kaltër dhe të bardhë, jahti peshon 4.500 ton dhe është i ndërtuar nga çeliku dhe alumin dhe lëviz me një shpejtësi maksimale prej 18 nyjeve.