Festivali “Sunny Hill” që filloi dje në Prishtinë ka bërë bashkë të parin e kryeqytetit Përparim Rama dhe ish-kryetarin Shpend Ahmeti.
Drejtoresha Ekzekutive e “Sunny Hill Foundation”, Laura Kryeziu në facebook ka publikuar një fotografi nga mbrëmja e kaluar me të parin e kryeqytetit dhe Ahmetin.
Festivali “Sunny Hill” do të mbahet për katër ditë në Parkun e Gërmisë, kurse mbrëmë festivalin e hapi këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa.
Ajo në një konferencë për media së bashku me babain e saj Dukagjin Lipa, tha se ndjehet e lumtur që ndodhet në shtëpinë e saj në Kosovë dhe mezi pret që të performojë para mijëra të rinjëve.