1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Sunny Hill / Basha: S’matet dashuria për vendin me para e toka, përgjegjësinë e ka Dukagjin Lipa

Deputeti i VV-së, Dimail Basha është përfshirë në debatin që lidhet zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë. Ai, teksa ka krahasuar kushtet që ka ofruar Prishtina kundrejt Tiranës, ka thënë se dashuria për vendin nuk matet me para dhe toka.

“Nëse festivali Sunny Hill është duke u mbajtur me një hapësirë që e ka alokuar Tirana vetëm për shfrytëzim, pse atëherë nuk u pranua shfrytëzimi i hapësirës nga Prishtina siç ka ndodh më parë, por me ne lidhet vetëm me dhënie të pronës? Nuk lidhet bre dashnia për vendin gjithmonë me pare dhe me toka!”, ka shkruar deputeti në Facebook.

Basha ka theksuar se zhvendosjen nga Prishtina në Tiranë e ka sjell organizuesi i festivalit, Dukagjin Lipa, jo Qeveria. Ai ka thënë se përgjegjësia i takon atij.

“Tjetra, zhvendosjen nga Prishtina në Tiranë e ka sjell Dukagjin Lipa, jo Qeveria, dhe rrjedhimisht përgjegjësinë që të rinjtë tanë nuk janë pjesë e festivalit e mban Dukagjini”, ka shkruar tutje.

Po ashtu, deputeti Basha ka arsyetuar MAPL-në për procedurat që “Sunny Hill” është ankuar se janë zhagitur. Sipas Bashës, kërkesa është bërë me 16 maj, që për të është afat i shkurtër.

“Për më tepër, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka pranuar kërkesën me 16 maj, dhe ka kërkuar dokumente shtesë sepse nuk e ka pasur dosjen e kompletuar, por që nuk u ka marrë, dhe dje, pa u bë as një muaj Dukagjin Lipa veç doli duke treguar që ka një marrëveshje me Tiranën”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img