Site icon PrishtinaPress

Sulmuesi më i mirë në Premierligë: Shikoni diferencën mes Aguero dhe Salah

Gara për ‘Këpucën e Artë’ në Premierligë ka një kryesues të ri, e ai është Sergio Aguero.

Sulmuesi argjentinas shënoi golin e vetëm në fitoren e Manchester City  kundër West Ham, duke u ngritur në kuotën e 18 golave.

Menjëherë pas anëtarit të ‘Citizens’, në listë është Mohamed Salah, i cili megjithëse nuk është në formën e sezonit të kaluar, po bën mirë edhe këtë edicion.

Por, edhe pse afër me gola, argjentinasi është larg më i mirë sesa egjiptiani, kur është puna te minutat për gol. Më poshtë lajmi.net ua përcjell statistikat e publikuara nga ‘Daily Mail’, ku shihet diferenca e madhe e Aguero dhe Salah.

Lojtarët dhe minutat për gol:

  1. Sergio Aguero (Manchester City) – 98
  2. Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal) – 131

=3. Harry Kane (Tottenham) – 138

=3. Heung-min Son (Tottenham) – 138

  1. Mohamed Salah (Liverpool) – 140
  2. Alexandre Lacazette (Arsenal) – 153
  3. Sadio Mane (Liverpool) – 157
  4. Romelu Lukaku (Manchester United) – 160
  5. Raheem Sterling (Manchester City) – 16

=10. Eden Hazard (Chelsea) – 173

=10. Callum Wilson (Bournemouth) – 173

Exit mobile version