Site icon PrishtinaPress

Sulmuesi i Premierligës përfshihet në aksident të rëndë trafiku

Sulmuesi i West Ham-it, Michail Antonio, është përfshirë në një aksident trafiku, njoftoi klubi i Premierligës.

Në një deklaratë, West Ham tha: “Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në klub janë me Michail-in, familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë.”

Klubi njoftoi se do të “japë një përditësim në kohën e duhur.”

Ende nuk janë dhënë detaje për gjendjen e lojtarit ose informacion shtesë mbi incidentin.

Antonio, 34 vjeç, iu bashkua West Ham-it nga Nottingham Forest në vitin 2015 dhe që atëherë ka shënuar 68 gola në 268 paraqitje në ligë për klubin.

Disa klube, përfshirë ato të Premier Ligës si Everton, Southampton, Fulham dhe Brentford, kanë reaguar ndaj deklaratës së West Ham-it në platformën X, duke dërguar lutjet e tyre për Antonion.

Exit mobile version