Thierry Henry duket se po dështon në tentimin e tij për ta shpëtuar sezonin e skuadrës së Monacos.
Pas vetëm tre muajve në detyrë, ai është afër që të përshëndetet me stolin e skuadrës nga principata.
“Mirror” shkruan se Henry është afër që ta humb vendin e tij të punës, si pasojë e startit të tmerrshëm në karrierën prej trajneri, transmeton prishtinapress.eu
Përgjigjen për të ardhmen e tij, francezi do ta marr në 48 orët e ardhshme.
Befasi edhe më e madhe është se po konsiderohet rikthimi i Leonardo Jardim, i cili u shkarkua në muajin tetor.