Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Bëhet fjalë për një 35 vjeçar i cili ka penguar dhe ka sulmuar Policinë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Perderisa Policia ka qenë në një pikë kontrolli në rrugën ” Nazim Gafurri” ka ndaluar një person 35 vjeç i cili ka penguar Policinë në kryerjen e detyrës zyrtare ai dhe ka sulmuar ata. Policia ka arrestuar të njëjtin dhe e ka dërguar në stacionin policor në procedim të mëtejm”, ka thënë Borovci.