Sot rreth orës 13:50, policia nё Pejё ka arrestuar 25-vjeçarin me inicialet A.A. i cili ishte i kërkuar nё bazё tё urdhёresёs sё Gjykatёs Themelore nё këtë komunë.
Pas arrestimit, i njëjti ka tentuar tё largohet, i ndihmuar edhe nga dy 2 persona tё tjerё, duke lёnduar njё zyrtar policor, i cili më pas ёshtё dёrguar nё Spitalin Rajonal nё Pejë dhe sipas mjekut, kishte pёsuar lëndime tё rёnda trupore, dhe i njëjti ёshtё ndaluar nё repartin pёrkatёs pёr tretman tё mёtutjeshёm mjekёsor, ndёrsa dy tё dyshuarit tjerё janё arrestuar pёr veprёn penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes sё detyrës zyrtare”, bëjnë të ditur nga policia.
Tre tё dyshuarit pas intervistimit janё dërguar nё mbajtje pёr 48-orё.