Sulmoi policët gjatë kryerjes së detyrës, arrestohet një person në Prishtinë

67
Advertisement

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi ka kryer sulm fizik ndaj policëve deri sa këta të fundit ishin duke kryer detyrën e tyre.

Advertisement

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00, policia ka arrestuar një person për sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare. Fillimisht i dyshuari nuk i është bindur urdhrave të policisë, të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarët në fjalë”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se situata është futur shpejtë nën kontroll dhe dyshuari është arrestuar. Ai aktualisht po intervistohet në stacionin policor.

PostAdssFotoja e reklamës