Site icon PrishtinaPress

Sulmoi një person, policia ia konfiskon drenicakut armën

Policia ka konfiskuar dje një armë të gjatë në Skenderaj, pasi i dyshuari nuk posedonte leje për armëmbajtje.

I dyshuari kishte sulmuar një person fizikisht pas një mosmarrëveshje në rrugën “Azem Bejta”

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.“, tha policia.

Përveç armës janë konfiskuar edhe 20 fishekë.

I dyshuari i moshës rreth 55 vjeç është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale: ,,mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’ dhe ” lëndim i lehtë trupor ‘.“, njofton policia.

Exit mobile version