Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Gjakovë pasi i njëjti kishte sulmuar nënën e tij fizikisht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të vona, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Viktima nuk ka dashur të marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së./Prishtinapress/