Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Prishtinë, pasi një person dyshohet se e sulmoi bashkëshorten e tij.
I dyshuari për dhunë në familje është arrestuar.
Policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit.
“Prishtinë 24.05.2024 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar tri armë, 3 karikatorë me 14 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – ka shkruar Policia e Kosovës.