Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person është arrestuar në Mitrovicë pasi i njëjti dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike vajzës së tij dhe më pas edhe bashkëshortes.
Sipas policisë, viktimat nuk kanë dashur që t’iu ofrohet tretman mjekësor.
Ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mospajtimi, fillimisht ka sulmuar fizikisht vajzën e tij e më pas edhe bashkëshorten e tij. Viktimat nuk kanë dashur që t’iu ofrohet tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.