4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Sulmohet U.D drejtori i Minierës në Trepçë, dërgohet për tretman mjekësor

Është sulmuar fizikisht Ushtruesi i Detyrës i Drejtorit të Minierës së Trepçës, Bahri Karaça, në zyrën e tij.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë Rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, ndërsa potencoi se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 11:00, ankuesi mashkull shqiptar i Kosovës, ka raportuar se në vendin e tij të punës në zyrat e Minierës në Trepçë, është sulmuar nga i dyshuari, po ashtu mashkull shqiptar i Kosovës”.

“Viktima ka kërkuar tretman mjekësor. I dyshuari është duke u intervistuar”, tha Zahiti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img