Site icon PrishtinaPress

Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Gjakovë, i dyshuari përfundon në ndalim policor

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht qoftë nga bashkëmoshatarë apo edhe persona të moshës madhore.

Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur të dielën në Gjakovë, ku një vajzë e mitur dyshohet është sulmuar seksualisht nga një person i moshës madhore.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia, si dhe kanë bërë me dije se i dyshuari është një 18-vjeçar, i cili është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Me e datën 05.11.2023 në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “sulm seksual” ku viktima e mitur dyshohet të jetë sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull i moshës madhore (18 vjeçar). Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve.

Exit mobile version