Një grua është sulmuar dje seksualisht në Podujevë.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 23.08.2023-04:00. Ankuesja femër kosovare, ka njoftuar se viktima femër kosovare kishte dal nga shtëpia dhe kishte shkuar ne drejtim të panjohur. Lidhur me rastin njësitet e hetuesisë kanë lokalizuar viktimën në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar, lidhur me rastin viktima dhe i dyshuari janë intervistuar në prezencën e punëtorit social dhe me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.