Një vajzë e mitur është sulmuar seksualisht në Podujevë.
Lidhur me rastin të shtunën është ndaluar një person, i cili dyshohet për vepren penale “sulm seksual”.
Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
“Ndaj të dyshuarit Prokuroria ka bërë kërkesë për caktimin masës së paraburgimit”, tha ajo.
I dyshuari po ashtu është i mitur.