Site icon PrishtinaPress

Sulmohet një vajzë në Mitrovicë të Veriut

Një vajzë në Mitrovicë të Veriut ka raportuar se është sulmuar nga një i dyshuar i panjohur.

Policia ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30.

Raporti i plotë:

“Viktima femer kosovare ka raportuar se është sulmuar nga një i dyshuar i panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

 

Exit mobile version