1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Sulmohet një infermier në Onkologji – reagon sindikata e QKUK-së

Sindikata e Punonjësve Shëndetësor të QKUK-së ke reaguar pas sulmit fizik ndaj një infermieri në Klinikën e Onkologjisë.

Sindikata ka thënë se sulmet e tilla janë shqetësuese dhe të papranueshme, ndërsa ka bërë thirrje te QKUK-ja që të rritet siguria në vende pune.

“Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së dënon ashpër sulmin fizik ndaj infermierit në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, i cili ishte në vendin e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, në shërbim të pacientëve.

“Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit infermieror”.

“Ftojmë QKUK të rrisë kapacitet dhe masat e sigurisë fizike për punëtorët shëndetësorë në vendet e tyre të punës, ndërsa organet kompetente që ta zbardhin rastin dhe kryesit e kësaj veprave frikacake dhe të turpshme të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përseriten më”, thuhet në reagim të SHSPSH-QKUK.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img