Site icon PrishtinaPress

Sulmohet një burrë nga tre persona pasi del nga një lokal në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është sulmuar mbrëmë pasi ka dalë nga një lokal në Prishtinë.

Sipas Policisë, tre persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur (nga qafa) një zinxhir ari me vlerë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Prishtinë, 09.08.2023 – 02:15. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime përderisa sa pasi ka dalë nga një lokal- tre persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë grabitur (nga qafa) një zinxhir ari me vlerë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Është informuar e konsultuar edhe prokurori”, njofton Policia.

Exit mobile version