Një fëmijë ka qenë cak i sulmit të një qeni endacak në sheshin “Ibrahim Rugova”, në kryeqytet.
Gazetari, Venhar Isufi, në profilin e tij në Facebook e ka bërë të ditur këtë rast.
AI ka shkruar se po të mos ishin njerëzit aty pranë, fëmija do ta pësonte keq, shkruan lajmi.net.
Kujtojmë se dje janë nënshkruar kontratat e para për adoptimin e qeneve endacak ndërmjet qytetarëve dhe Komunës së Prishtinës.
Sulmet e qenëve endacak janë bërë të shpeshta kohëve të fundit si dhe problemi me qentë endacak vazhdon ndër vite, jo vetëm në kryeqytet, por në gjithë vendin.