Site icon PrishtinaPress

Sulmohet me armë zjarri një veturë në Fushë Kosovë

Një person ka njoftuar se derisa ka qenë duke drejtuar e veturën, një i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të tij.

Siç njofton policia nuk ka të lënduar nga ky rast.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një gëzhojë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 04.10.2022 – 19:53. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij (pa pasoja) dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një gëzhojë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport./Prishtinapress/

Exit mobile version