TV Syri Vision ka raportuar se një hotel në Gjakovë është sulmuar me armë zjarri dhe ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me këtë, për Express ka dhënë detaje zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka thënë se rreth orës 01:00 kanë pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl Qaushi”.
Elezaj ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë plumbi.
“Atë që mund t’ju konfirmoj është se rreth orës 01:00 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Bardhyl Qaushi” në Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku është gjetur një gëzhojë plumbi. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti është duke u hetuar.”