Site icon PrishtinaPress

Sulmohet fizikisht këshilltari i Ministrisë së Jashtme

Këshilltari në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Çerim Bajrami, është sulmuar fizikisht.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në Prizren.

Viktima është goditur nga i dyshuari me boks në hundë duke pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, për Klankosova.tv ka dhënë detaje lidhur me rastin.

“Deri te fjalosja ka ardhur për shkak se i dyshuari me disa të tjerë ka qenë duke lujtur me top ndërsa viktima ka kërkuar nga ata që të ndërpresin lojën e të mos i shqetësojnë”, tha Bytyqi.

Exit mobile version