Site icon PrishtinaPress

Sulmohet fizikisht inspektori i KRU “Prishtina”, i zuri në flagrancë disa persona duke bërë kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit

Sot në orën 12:30, në fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit, përgjatë kryerjes së detyrave të tij të punës në identifikimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit është sulmuar fizikisht inspektori i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, me inicialet F.J.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e KRU “Prishtinës”.

“Duke i zënë në flagrancë keqpërdoruesit e ujit, punëtorët tanë sulmohen fizikisht nga persona të papërgjegjshëm. Personi që e sulmoi inspektorin e kompanisë u zu në flagrancë në kyçje ilegale”, bëhet e ditur në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se rastin e kanë marrë përsipër organet kompetente, ndërsa inspektori është dërguar në emergjencë.

Exit mobile version