Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ( FFK), Agim Ademi, ka pësuar lëndime trupore pas një sulmi fizik ndaj tij në Parkun e Germisë të martën në mëngjes.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti e konfirmoi lajmin për Gazetën Express.
Policia ka nisur hetim ndaj rastit.
“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti për Express.
Ademi ndodhej në Parkun e Germisë kur u sulmua, në ditëlindjen e tij të 60-të.