Autobusi që bartte lojtarët dhe zyrtarët e klubit të basketbollit Prishtina (meshkujt), është thyer në orët e mbrëmjes së sotme në Pejë.
Sulmi mbi autobusin ka ndodhur me të mbërritur para palestrës në Pejë, ku po mbahet turneu final i Kupës së basketbollit.
Pas sulmit, pati edhe tentim të tifozëve për t’i sulmuar zyrtarë dhe lojtarët e klubit të Prishtinës.
Prishtina nga ora 20:00 do të takohet me Pejën në çerekfinale të kësaj gare.
Para kësaj ndeshje është zhvilluar përballja mes Trepçës dhe Rahovecit.