Bundesliga gjermane ka qenë gjithmonë njëri ndër kampionatet më të ndjekura, me tifozëritë e të gjitha skuadrave që kanë mbushur përplot stadiumet.
Kampionati gjerman ka qenë gjithashtu i njohur edhe për rivalitetin e tifozëve dhe skuadrave vetëm brenda fushës, por si duket tani inati dhe rivaliteti ka kaluar edhe jashtë saj, përcjell Telegrafi.
Kjo pasi në ndeshjen e sotme në mes të Werder Bremen dhe Hamburg, skuadra mysafire është sulmuar nga tifozët e vendasve, të cilët e kanë goditur autobusin e tyre me ngjyrë.
Sulmi ndaj autobusit të skuadrës së mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj u godit me të mbërritur këtë pasdite në Werder.