1.9 C
Pristina
Monday, February 24, 2025

Buy now

spot_img

Sulmohet ambasadori i BE-së në Sudan, reagon ashpër Borrell: Shkelje e rëndë e Konventës së Vjenës

Përfaqësues i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, ka njoftuar se është sulmuar ambasadori i BE-së në rezidencën e vet në Sudan.

Borrell, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se kjo përbën një shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës.

Ai shtoi se siguria e personelit diplomatik është përgjegjësi kryesore e autoriteteve sudaneze.

“Pak orë më parë, ambasadori i BE-së në Sudan u sulmua në rezidencën e tij. Kjo përbën një shkelje të rëndë të Konventës së Vjenës. Siguria e ambienteve diplomatike dhe e personelit është një përgjegjësi kryesore e autoriteteve sudaneze dhe një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar”, ka shkruar Borrell në Twitter.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img