4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sulmohen ekipet e gazetarëve në Zveçan

Ekipet e gazetarëve që janë duke raportuar nga Komuna e Zveçanit, janë sulmuar nga protestuesit lokalë pasi kanë tentuar të filmojnë momentin e sulmit ndaj veturës së Policisë së Kosovës.

Në një video dërguar AGK-së, shihet se protestuesit urdhërojnë që të mos xhirohet, kështu duke i shkuar nga prapa e pastaj sulmuar në bark, gazetarin e RTV 21, Burim Zariqin, njëherësh anëtarin e Bordit të AGK-së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur i shqetësuar me pamjet e dhëna në këtë video, dhe ju bëjmë thirrje kolegëve që janë në këto komuna, të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit.

AGK-ja, njëherësh ju ka bërë thirrje organeve kompetente, që të marrin masa për t’i siguruar gazetarët që gjenden në këto komuna.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img