1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Sulmi terrorist në veri, si e përgënjeshtroi Radoiçiq Daçiqin

Ende pa e pranuar vetë, Policia e Kosovës kishte zbuluar mandje edhe dokumentuar pjesëmarrjen e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy pjesëtarë të tjerë të PK-së.

Këto fakte të Policisë së Kosovës u mundua tejet dobët t’i përgënjeshtroj ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pa e ditur se do të binte vetë në këtë grackë.

Katër ditë më parë Daçiq tha se këto pamje ku shihet Milan Radoiçiq i uniformuar dhe i armatosur në oborrin e Manastirit të Banjskës, nuk janë të ditës së incidentit dhe se krejt kjo“është një mashtrim”.

“Tash ata që janë kundër terrorit të Kurtit dhe që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, po i quajnë terroristë. Në vitin 1999 në Kosovë janë vrarë 300 deri 400 policë serbë, janë vrarë nga të ashtuquajturit luftëtarë të lirisë dhe tash serbët qenkan terroristë”, ka thënë Daçiq.

Tri ditë më vonë, vetë Radoiçiq me anë të një letre publike të cilën e lexoi avokati i tij, Petronijeviqi e pranoi pjesëmarrjen e tij në këtë terror, teksa shtoi se ishte vetë iniciatori.

“Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i serbëve, popullit të asaj zone, për t’i rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit, duke mbrojtur njerëzit tanë, që çdo ditë i ekspozohen atiji terror. Po i njoftoj të gjithë të përndjekësit e popullit serb, që nga Kurti e deri te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër okupatorit. Ky akt i imi nuk ka pasur asnjë karakter tjetër, asnjë qëllim dhe nuk ka të bëjë fare me përfshirjen time të mëparshme politike“, u tha ndër tjera në letrën nga ai.

Që nga ky deklarim, Daçiq nuk e çeli më gojën të shkruaj asnjë fjalë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img