-2.1 C
Pristina
Saturday, January 18, 2025

Buy now

spot_img

Sulmi terrorist në Banjskë, EULEX: S’kemi mandat ekzekutiv, nuk jemi në gjendje të kryejmë hetime penale

Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, përmes një reagimi të gjatë në faqen zyrtare, ka mohuar se ka pranuar kërkesë të drejtpërdrejtë për mbështetje nga Prokuroria Themelore në Beograd, për ngjarjet në Banjskë, për çka autoritet kosovare kanë ngritur aktakuzë kundër  Milan Radojiçiqit dhe grupit të tij.

Në reagimin e EULEX-it, thuhet se që nga viti 2018, ky mision nuk mund të kryejë asnjë hetim penal.

“Prej vitit 2018 EULEX-i nuk ka më mandat ekzekutiv. Prandaj, EULEX-i ligjërisht nuk është në gjendje të kryejë asnjë lloj të hetimeve penale, siç është hartimi i raporteve të incidenteve, mbledhja e provave fotografike, raporteve të autopsive, raporteve mjekësore të të dëmtuarve, ekzaminimit të armëve dhe eksplozivëve, dëshmive të dëshmitarëve, etj. EULEX-i nuk ka marrë asnjë kërkesë të drejtpërdrejtë për mbështetje nga Prokuroria Themelore në Beograd në lidhje me rastin”, shkruhet mes tjerash në reagim.

Reagimi i plotë:

Deklaratë nga EULEX-i

Në lidhje me raportimet dhe pretendimet e sotme të mediave përkitazi me rolin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) lidhur me procedurat gjyqësore në proces që lidhen me ngjarjet e dhunshme në Banjskë, EULEX-i dëshiron që – edhe një herë – të ritheksojë se:

– Prej vitit 2018 EULEX-i nuk ka më mandat ekzekutiv. Prandaj, EULEX-i ligjërisht nuk është në gjendje të kryejë asnjë lloj të hetimeve penale, siç është hartimi i raporteve të incidenteve, mbledhja e provave fotografike, raporteve të autopsive, raporteve mjekësore të të dëmtuarve, ekzaminimit të armëve dhe eksplozivëve, dëshmive të dëshmitarëve, etj.

– EULEX-i nuk ka marrë asnjë kërkesë të drejtpërdrejtë për mbështetje nga Prokuroria Themelore në Beograd në lidhje me rastin.

– Ndërsa mandati i EULEX-it përfshin, ndër të tjera, mbështetjen për Policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtarë duke e lehtësuar vetëm shkëmbimin e informatave policore midis Policisë së Kosovës dhe INTERPOL-it, EUROPOL-it ose Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, është Përfaqësuesi Special i BE -së (PSBE) në Kosovë e jo EULEX-i, ai i cili është përgjegjëse për lehtësimin e kërkesave për ndihmë juridike të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe autoriteteve gjyqësore dhe prokuroriale të vendeve mosnjohëse, përfshirë Serbinë. Një kërkesë e tillë për mbështetje nga Prokuroria Themelore në Beograd, nëse parashtrohet, do të shkonte përtej fushëveprimit të mandatit tonë aktual.

– Në përputhje me mandatin aktual të tij, EULEX-i i ka monitoruar nga afër, dhe vazhdon t’i monitorojë ndjekjet penale dhe veprimtaritë gjyqësore të kryera nga autoritetet e Kosovës në lidhje me këtë rast, për të vlerësuar nëse institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit i përmbahen kornizës ligjore në fuqi dhe detyrimeve të tyre për të drejtat e njeriut, pa diskriminim.

– Në përputhje me mandatin e Misionit, nëse përmes aktiviteteve tona monitoruese identifikohen mangësi serioze, ne i adresojmë këto tek autoritetet përgjegjëse, duke zhvilluar rekomandime dhe këshilla që u mundësojnë atyre t’i trajtojnë në mënyrë efektive këto mangësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img