14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Sulmi terrorist në Ankara, Haradinaj: Meriton dënim të ashpër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka dënuar sulmin terrorist i cili ndodhi dje në Ankara të Turqisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i AAK-së thotë se ky akt i rëndë nga i cili raportohet të kenë vdekur pesë persona, meriton dënim të ashpër.

Ai thotë se në këto momente qëndron pranë popullit dhe qeverisë së Turqisë.

“Sulmi terrorist në Ankara është një akt i rëndë që meriton dënim të ashpër. Ky sulm barbar, që godet njerëz të pafajshëm dhe cenon sigurinë e një vendi të tërë, është një sulm kundër paqes dhe stabilitetit. Në këto momente të vështira, jemi pranë popullit dhe Qeverisë së Turqisë, duke shprehur ngushëllimet tona të thella për familjet e viktimave dhe duke lutur për shërimin e të plagosurve. Qëndrojmë të bashkuar në përpjekjet për një botë më të sigurt dhe më të drejtë, ku dhuna dhe terrori nuk kanë vend”, ka shkruar Haradinaj

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img