Site icon PrishtinaPress

Sulmi në Vjenë, Ambasada thirrje kosovarëve të qëndrojnë në vende të sigurta

Ambasada e Kosovës në Austri ka reaguar pas sulmit që ka ndodhur sonte me armë zjarri në Vjenë, ku raportohet për shtatë persona të vdekur.

Ambasada e Kosovës në Vjenë lut të gjithë qytetarët kosovarë që të qëndrojnë në vende të sigurta.

“Ambasada në Vjenë lut të gjithë qytetarët tanë që ndodhen në Vjenë, Zona Qender (Bezirk 1.) të qëndrojnë në vende të sigurta. Policia austriake njofton se që nga ora 20.15 në Lagjen/ Bezirkun 1. qendër të Vjenës, janë dëgjuar të shtëna dhe ka të plagosur. Autoritetet po punojnë në zbardhjen e rastit”, thuhet në reagim.

Exit mobile version