6.8 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Sulmi ne Londër, Hoxhaj takon Johnsonin

Në vazhdën e takimeve që ka ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një telefonatë për emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka folur edhe për takimin që ka pasë me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson.

“Biseduam për marrëdhëniet tona bilaterale. E informova për progresin që ka bërë Kosova dhe mbi të gjitha për përkushtimin euroatlantik. Megjithatë, fokusi ka qenë se çfarë duhet të bëjmë që ta parandalojmë ekstremizmin e dhunshëm në Ballkan, në Kosovë, në Evropë. Dhe, cilat masa duhet t’i ndërmarrim në raport me parandalimin e radikalizmit”, tha ai.

Kryediplomati Hoxhaj gjithashtu dënoi sulmin që ka ndodhur sot në Londër, me ç’rast tha se ka pas takime edhe me homologun e tij britanik, Boris Johnson.

“Takova edhe ministrin e Jashtëm britanik, Boris Johnson; kam pasë takim para se të ndodhte sulmi dhe pas sulmit e ngushëllova në emër të shtetit të Kosovës. Ne dënojmë akte të tilla. Por, kur aktet e tilla ndodhin, tregon se sa përgatitje, planifikim e vetëdije duhet të ketë çdo shtet”, tha ai.

Ministri më tej tha se akte të tilla ngjallin pasiguri jo vetëm në këtë rast me Londrën, por në të gjithë botën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img