Në Alsterdorf të Hamburgut ka ndodhur një sulm brenda një kishe ku kanë mbetur të vdekur së paku 7 persona.
Sipas BILD, edhe 8 persona të tjerë mbesin të lënduar, disa prej tyre me lëndime serioze.
Policia ka folur për situatën, duke iu thënë banorëve të rrinë brenda dhe të mos ekspozohen në zonën e rrezikut.
Sipas informacioneve të para, policia janë duke e cilësuar këtë si një “veprim tërbimi” ose ndryshe në gjuhën angleze “amok act” që sipas kuptimit në fushën e ligjit ka të bëjë me gjendje të tërbuar të vrasjes.