1.9 C
Pristina
Monday, December 2, 2024

Buy now

spot_img

Sulmi në Ibër-Lepenc: Shkon në 10 numri i të arrestuarve

Ka shkuar në 10 numri i të arrestuarve për sulmin e së premtes që ndodhi në fshatin Varagë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Kështu bëri të ditur përmes një njoftimi Prokuroria Speciale, transmeton Klankosova.tv

PSRK me këtë rast ka dhënë edhe detaje shtesë.

“Me këtë rast në stacionin policor janë shoqëruar 10 persona të dyshuar për veprat penale: “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve Publike”, “Kryerja e veprës terroriste”, “Mbajtja në pronësi kontrolle ose posedim të pa autorizuar të armëve””, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

“Me vendim të prokurorit dy prej tyre, me inicialet D.V. dhe D.M. nga komuniteti serb, janë ndaluar ku për personin D.V. është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe masa e paraburgimit është caktuar nga Gjykata për 1 muaj, kurse i dyshuari D.M nga Prokuroria është liruar në procedurë të rregullt”.

“Ndërkaq, më 1 dhjetor 2024 me vendim te Prokurorit është ndaluar edhe i dyshuari J.V nga komuniteti serb, i cili ishte në kërkim lidhur me këtë vepër penale. Në shtëpinë e të njëjtit është kryer kontroll, ku janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm i armëve dhe pajisjeve tjera. Veprimet hetimore për këtë rast janë duke vazhduar”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img