0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Sulmi në Gjermani, shkon në pesë numri i viktimave

Një 51-vjeçar ka hyrë me veturë në një shesh të qytetit gjerman, Trier duke shkaktuar viktima dhe ka lënduar disa persona.

Policia gjermane ka konfirmuar se edhe një viktimë ka vdekur si pasojë e plagëve, duke e dërguar numrin e të vdekurve në pesë, transmeton Telegrafi.

Në mesin e të vdekurve është edhe një fëmijë, i cili nuk ka as një vjet të plotë, njofton policia.

Burri 51-vjeçar, i cili është arrestuar në vendin e ngjarjes, ishte në gjendje të dehur dhe thuhet se kishte për qëllim të shkaktonte sa më shumë viktima.

Ndryshe, të paktën 30 persona raportohet se janë lënduar pas sulmit, i cili nuk po llogaritet si terrorist.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img