Tuniziani që vra 12 persona në Berlin para festës së Krishtlindjeve ka bërë disa udhëtime në Zvicër dhe sipas raporteve të fundit ka gjasa që armën me të cilin e vrau shoferin e kamionit ta ketë blerë në Zvicër, njofton televizioni gjerman ZDF.
Sipas raportit të publikuar nga ZDF, Amri e ka vizituar disa herë Zvicrën dhe ka gjasa që armën me të cilin kreu krimin ta ketë blerë atje, transmeton arbresh.info.
Amri u vra në Milano me 23 dhjetor gjatë një shkëmbimi të zjarrit me policinë.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Zvicër ka theksuar se ka hapur procedurë penale në lidhje me sulmin e Berlinit.
Megjithatë, Prokurori i Përgjithshëm në Zvicër nuk ka dhënë detaje rreth qëndrimit të Amrit në Zvicër./Arbresh.info